Të paidentifikuarit e tërmetit në Siri

OKB ka bërë të ditur se më shumë se 100,000 njerëz janë zhvendosur në rajon që nga tërmeti i parë që goditi më 6 Shkurt

Guri i thjeshtë i varrit të një vajze që ka humbur jetën në tërmetin e muajit të kaluar në Siri nuk mban asnjë emër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Trupat e 70 personave të paidentifikuar janë varrosur në varrezat në qytetin verior të Sirisë , Jandaris që nga tërmeti shkatërrues i 6 Shkurtit.

“Ka familje të tëra të varrosura këtu, dhe ka një numër të madhe të viktimave të paidentifikuara. Ata ndonjëherë bënin fotografi të fytyrave të tyre, herë të tjera ka raste që familjarë ende nuk e dinë se ku i kanë familjarët për shkak të shpërfytyrimit që pësuan nga tërmeti”.

Maysara Husein e cila kujdeset për varret  u tregon imazhet njerëzve që vizitojnë varrezën në kërkim të njerëzve të dashur. Ajo shprehet se është shumë tragjike pasi shumë njerëz ikin me lot në sy pa asnjë shpresë për të gjetur të dashurit e tyre.

Autoritetet lokale nuk kanë shifra për numrin e personave të zhdukur që nga tërmeti, i cili vrau mijëra njerëz në Siri dhe dhjetëra mijëra në Turqi. Në Jandaris, Intisar Sheikho është ende në pritje të lajmeve për nipin e saj 12-vjeçar, Mustafa.

Ai nuk u gjet në rrënojat e ndërtesës ku vdiq nëna dhe dy vëllezërit e motrat e tij. Një nga vëllezërit e tij mbijetoi ashtu si i ati, megjithëse ai pësoi një dëmtim në tru dhe tani është i shtruar në spital.

“Kjo ishte një lagje, e mbushur me njerëz, ndërtesa, e mbushur me dyqane. Vëllai im jetonte këtu në këtë pallat, unë vija ta vizitoja shpesh, ai ishte polic. Shikoni tani, çfarë ndodhi, gjithçka është kthyer përmbys, askush nuk ka mbetur. Dy fëmijët dhe nëna e tyre vdiqën, dhe një fëmijë tjetër është ende i zhdukur dhe ne nuk dimë asgjë për të”.

Organizatat ndërkombëtare luftojnë për të hyrë rregullisht në zonë por pa sukses. OKB ka bërë të dirur se më shumë se 100,000 njerëz janë zhvendosur në rajon që nga tërmeti i parë që goditi më 6 Shkurt. Në kufi të varfërisë dhe pa një rrugë ku të kthehen, banorët po përpiqen t’ia dalin vetë.

Donatorët në një konferencë të udhëhequr nga BE premtuan 7 miliardë Euro për të ndihmuar në rindërtimin e Turqisë. Por blloku ka vendosur sanksione ndaj Damaskut dhe tha se do të financonte vetëm ndihmën humanitare dhe rimëkëmbjen e hershme, por jo rindërtimin në shkallë të plotë për sa kohë që nuk ka dialog politik midis Asadit dhe kundërshtarëve të tij.

Financimi për rindërtimin në rajon mbahet nga rebelët që kërkojnë rrëzimin e Asadit dhe përballet me pengesa shtesë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share