“Tek qytetarët dominojnë temat për korrupsionin…” | Arsovski: SHBA më aktive, ndërkombëtarët tani më pragmatik

Analisti politik Petar Arsovski vlerëson se se qasja e faktorit ndërkombëatr në Ballkan tani po bëhet më pragmatike, ndërsa si më aktive e sheh SHBA-në. DUke folur për anketat e fundit, Arsovski theksoi se tek qytetarët dominojnë temat për korrupsionin, sundimin e ligjit, krizën energjetike apo edhe migrimi.

“Qytetarët janë të fokusuar më shumë në çështje pragmatike, ndërsa tek bashkësia ndërkombëtare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, sfida kryesore në periudhën e ardhshme, për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, është se si kursi proevropian i vendit të mbetet i qëndrueshëm dhe të mos cënohet dhe se si të rritet kapaciteti dhe dinamika që drejt asaj rruge të shkojmë më shpejtë”, deklaroi Petar Arsovski në Klan Debat./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share