close

TEKSAS: TË SHTËNA ME ARMË- 5 TË VRARË, 21 TË PLAGOSUR

Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 21 të tjerë të plagosur në një sulm me armë në Teksas, SHBA. Një ose më shumë persona filluan të qëllonin me armë zjarri nga automjeti i tyre drejt kalimtarëve dhe makinave të tjera pranë një qendre tregtare në Odessa.

Mes 21 të plagosurve janë edhe 3 efektivë policie. Per momentin po hetohet nëse ka pasur një autor të dytë. Kjo ngjarje e rëndë ndodh disa javë pas masakrës në El Paso, Teksas dhe Ohio ku mbi 20 persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. /Agjencitë/