Asani: Vështirë se do të kthehet besimi tek qytetarët
Propozim ligji i ri për Prokurorinë Publike sipas avokatit Miralem Asani vështirë se do të kthej besimin tek qytetarët. Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka bërë thirrje që ligjvënësi në rastin kokret të mbajë llogari që ligji të mos ketë dipspozita kundërthënëse.
Propozim-ligji për Prokurorinë Publike parashikon shkrirjen e kapaciteteve ekzistuese të Prokurorisë Speciale Publike dhe të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Prokurori Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë. Ministria e Drejtësisë, si propozuese siguron se ky institucion ka për të qenë i suksesshëm, ngaqë garaci për këtë është pavarësia fianciare e cila edhe është shtyllë themelore dhe parakusht për pavarësinë e çdo institucioni. Mirëpo, një optimizëm të këtillë nuk e ndanë avokati Miralem Asani.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka bërë thirrje që ligjvënësi në rastin kokret të mbajë llogari që ligji të mos ketë dipspozita kundërthënëse, por të qarta sepse vetëm kështu lehtësohet puna e gjyqësorit. Sidoqoftë, mbetet të pritet për t’u parë nëse mazhoranca dhe opozita do të gjejnë gjuhë të përbashkët, aq më tepër kur të dyja palët kanë variantet e veta për një institucion i cili do ta rikthente besimin tepër të luhatur të qytetarëve tek shteti i së drejtës. /Klan Macedonia/