Temperatura në minus në Kodër të Diellit

Më ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Kodër të Diellit, Hanet e Mavrovës dhe Llazaropole, ku janë matur -1 gradë, në Krushevë dhe Dibër 0, në Berovë dhe Kriva Pallankë dy gradë, në Pretor dhe Manastir 3, në Tetovë 4, në Ohër dhe Vinicë 5, në Prilep 6, në Shkup – Petrovec, Shtip, Demir Kapi dhe Strumicë 7, Shkup-“Zajçev Rid” 8 dhe në Gjevgjeli 9 gradë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Më shumë reshje të shiut ka pasur në Strumicë dhe Pozharan – tre l/m2 dhe Manastir, Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Berovë 2 l/m2.

Gjatë natës moti ishte i vrenjtur, sot në mëngjes i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë të dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 9 deri 13 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë 12 gradë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share