close
Bota

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike miliona qytetarë në Kinë

14-34-38-kinaaaaa

Miliona banorë në provincën jugperëndimore të Kinës Sichuan janë prekur nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, për shkak të valës së të nxehtit dhe thatësirës që ka goditur vendin.

Në qytetin e Dazhou, ku jetojnë rreth 5.4 milionë banorë, ndërprerjet e energjisë elektrike po zgjasin deri në tre orë, raportojnë mediat lokale, shkruan BBC.

Sipas medieve lokale fabrikat në provincë janë detyruar të reduktojnë prodhimin ose të ndalojnë punën si pjesë e masave emergjente për të furnizuar me energji elektrike familjet në provincë.

Rezervuarët e hidrocentraleve janë aktualisht në rënie deri në gjysmë, thonë zyrtarët.

Temperaturat në të gjithë Sichuan dhe provincat fqinje kanë tejkaluar 40C ditët e fundit.

Si rezultat, kërkesa për energji elektrike dhe për ajër të kondicionuar në zyra dhe shtëpi u rrit, duke i vënë kompanitë e energjisë nën presion ekstrem.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia