Një numër zjarresh shpërthyen sot në zonat qendrore të Izraelit si rezultat i një vale të nxehti që në mesditë mund të arrijë në 50 gradë Celsius.
Tel Aviv po shqyrton mundësinë që të kërkojë ndihmë nga fqinjët “miqësor” pasi vendi u godit nga një valë ekstreme e nxehtësisë dhe zjarreve të mëvonshme që tashmë kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe zhvendosur rreth 3 mijë e 500 njerëz.
Flakët prekën zonat e pyllëzuara midis Jerusalemit dhe Tel Avivit, me ekipet e zjarrfikësve dhe cisternat e aeroplanëve duke u përpjekur të zmbrapsnin flakët, rreth 22 vetë thuhet se janë hospitalizuar për thithjen e tymit. /Agjencitë/