Ten Hag: S’e inkuadrova Ronaldon për shkak të respektit për karrierën e tij të madhe

Erik ten Hag ka dhënë disa komente pas humbjes në ‘Etihad’.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Skuadra e Manchester United është mposhtur 6:3 nga Manchester City, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo qëndroi në stol.

Pas ndeshjes, Ten Hag u pyet pse nuk e inkuadroi Ronaldon në pjesën e dytë, kur skuadra ishte 4:0. Përgjigja e tij ishte e qartë.

“Nuk e inkuadrova për shkak të respektit për karrierën e tij të madhe”, ka thënë Ten Hag, shkurtimisht, përcjell lajmi.net.

Ten Hag inkuadroi emra si Anthony Martial, Fred, Casemiro e Shaw, por jo edhe Ronaldon.

Zgjedhja e tij megjithatë duket se u mendua pozitivisht për portugezin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share