Tenisti grek Tsitsipas eliminoi Federeri
Në ditën e shtatë të grand slam- it të Australian Open, që mbahet në Melburn, ndodhën dy surpriza të mëdha, pasi janë eliminuar dy nga tenistet pretendente për fitimin e këtij turneu. Maria Sharapova është mundur nga tenistja australiane Ashleigh Barty 2-1 në sete, një rezultat i papritur ky për ish-numrin një në botë.
Surpriza tjetër është eliminimi i tenistes gjermane Angeique Kerber, numri 3 në botë, e cila humbi nga amerikania Danielle Collins 2-0 . Kjo ka qenë ndeshja më e dobët e tenistes gjermane në vitet e fundit, një lojë për t’u harruar, me shumë gabime dhe asnjëherë agresive.
Nga tenistet “big” që nuk ka zhgënjyer sot është çekja Petra Kvitova, e cila mundi rivalen amerikane Amanda Anisimova 2-0.
Në kategorinë e meshkujve, kualifikohen spanjolli Rafael Nadal fitoi kundër tenisti çek Tomas Berdych, amerikani Frances Tiafoe mundi bullgarin Grigor Dimitrov 3-1 në sete, spanjolli Roberto Bautista-Agut në një ndeshje dramatike mundi kroatin Marin Çiliq 3-2 në sete, ndërsa befasinë më të madhe e bëri tensiti grek Stefanos Tsitsipas i cili e eliminoi Roxher Federer 3-1. /Agjencitë/