close

TENIS: AUSTRALIAN OPEN-FITOJNË FAVORITËT

Tennis - Australian Open - First Round - Melbourne Park, Melbourne, Australia, January 15, 2019. Serena Williams of the U.S. in action during the match against Germany’s Tatjana Maria. REUTERS/Lucy Nicholson

Kualifikohen Williams, Muguruza, PliskovaBacsinszky


Turneu prestigjiz i tenisit Australian Open për femra ka filluar sipas parashikimeve, ku kanë fituar favoritët. Pas plot dy vitesh fitoreve iu rikthehet Serena Williams, e cila mundi gjermanen Tatiana Maria me rezultatin 2-0 duke dëshmuar se është në formë të shkëlqyer.

Me fitore këtë event e nis edhe tenistja kanadeze Eugenie Bouchard, e cila mposhti kinezen Shuai Peng 2-0 në sete. Kualifikim ka siguruar edhe tenistja zvcierane Timea Bacsinszky, që mundi rusen Daria Kasatkina 2-0.

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza, që aktualisht është numri 4 në botë, mposhti me lehtësi kinezen Saisai Zheng 2-0 në sete. Nuk zhgënjen as tenistja çeke Karolina Pliskova, e cila mundi patrioten e saj Karolina Muchova gjithashtu me rezultatin 2-0 në sete, ndërkohë që surpriza e vetme e raundit të parë ishte eliminimi i bjelloruses Victoria Azarenka, që u mund 2-1 nga rivalja gjermane Laura Siegmund. /Agjencitë/