close

TENIS: AUSTRALIAN OPEN-MË TË MIRËT VAZHDOJNË GARËN

Federer dhe Sharapova në Melburn


Në grand slam e tenistit Australian Open që zhvillohet në Melburn, janë zhvilluar ndeshjet e raundit të tretë në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave. Fitore të sigurt ka shënuar tenisti zviceran Roger Federer ndaj amerikanit Taylor Fritz me rezultatin 3-0 në sete.

Garat në këtë grand slam i vazhdon edhe tenisti çek Tomas Berdych, i cili mundi me përmbysje argjentinasin Diego Schwartzman me rezultatin 3-1. Nuk zhgënjen as tenisti grek Stefons Tsitsipas, i cili shënoi fitore kundër gjoergjianit Nikoloz Basilashvili 3-1, ndërsa bullgari Grigor Dimitrov, numri 8 në botë, eliminoi italianin Thomas Fabbiano, pas fitores 3-0.

Në kategorinë e femrave, vëmendja ishte përqendruar te sfida mes Maria Sharapova e Caroline Wozniacki, me rusen që fitoi 2-1 dhe vazdon garimin në raundin e katërt. Garat i vazhdojnë edhe tenistja amerikane Sloane Stephens, e cila mundi kroaten Metra Martiq 2-0 në sete.

Bilet për raundin e katërt kanë prerë edhe tenistja amerikane Amanda Anisimova që e mundi bjellorusen Ayna Sabalenka 2-0, si dhe ajo australiane Ashleight Barty e cila fitoi ndeshjen kundër grekes Maria Sakkari 2-0. /Agjencitë/