close

TENIS AUSTRALIAN OPEN, RAONIQ ELIMINOI ZVEREVIN

Te femrat elimonihen Halep dhe Muguruza


Grand Slami i tenisit Australian Open që mbahet në Melburn edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar me surpriza. Në kategorinë e meshkujve eliminohet tenisti gjerman Alexander Zverev, ndërsa në atë të femrave eliminohet tenistja spanjolle Garbine Muguruza. Tenisti kanadez Milos Raoniq eliminoi një nga favoritët kryesorë për fitimin e këtij turneu, tenistin gjerman Alexander Zverev, i  cili është  numri 4 në botë me rezultatin maksimal 3-0 në sete.  Francezi Lucas Pouille i cili mundi kroatin Borna Çoriq me rezultatin 3-1, vazhdon garat më tej. Japonezi Kei Nishikori pas një loje që zgjati 5 sete mundi tensitin spanjoll Pablo Carreno-Busta 3-2.

Në kategorinë e femrave tenistja ukarainase Elina Svitolina mundi amerikanen Medison Keys me reultatin 2-1 në sete, japonezja Naomi Osaka mundi letonezen Anastasija Sevastova 2-1, Serena Williams me  rezultatin 2-1 në sete mundi rumunen Simona Halep dhe tani në çerekfinale do të përballet me tensiten çeke Karolina  Pliskova, e cila fitoi bindshëm ndaj spanjolles Garbine Muguruza 2-0 në sete.