Tenistja australiane Ashleigh Barty ka shkruar historinë, duke u ngjitur për herë të parë në karrierë në krye të renditjes botërore për femra. Triumfi në Roland Garros dy javë më parë dhe ai në Birmingham fundjavën e kaluar, i kanë dhënë tenistes australiane kreun e renditjes botërore, me 6.540 pikë.
23-vjeçarja australiane rikthen vendin e saj në krye të renditjes botërore pas 43 vitesh, që nga koha e Evonne Cawley. Bie nga froni tenistja japoneze Naomi Osaka me 6.377 pikë, e treta është Karolina Pliskova 5.685 pikë, e katërta është Kiki Bertens me 5.425 pikë dhe e pesta Angelique Kerber me 4.685 pikë.
Te meshkujt nuk ka ndryshime, teksa në krye qëndron serbi Novak Gjokoviq. me 12.145 pikë, ndërsa në pozitën e dytë është Rafael Nadal me 7.945 pikë, i treti është Roxher Federer me 6.620 pikë, i katërti është Dominic Thiem dhe i pesti Alexander Zverev. /Agjencitë/