Fitojnë Federer, Çiliq, Berdych, Wozniacki, Garcia
Në grand slamin e Australian Open tenistët e njohur kualifikohen në raundin e tretë pa asnjë problem. Kështu që Roger Federer, kampion në fuqi në turneun që zhvillohet në Melburn, edhe pse në dy setet e para fitoi me “tie break”, ndërsa setin e tretë e fitoi bindshëm 6-3 për fitore maksimale 3-0 ndaj britanikut Daniel Evans.
Kualifikim në raundin e tretë ka siguruar edhe tenisti kroat Marin Çiliq, që mundi 3-1 në sete 7-6, 6-7, 6-4 dhe 6-4 amerikanin Mackenzie McDonald. Surprizë e sotme është eliminimi i afrikano-jugorit Kevin Anderson, që u mund 3-1 nga Frances Tiafoe. Çeku Tomas Berdych nuk zhgënjeu në raundin e dytë pasi mundi holandezin Robin Haase, 3-0 në sete 6-1, 6-3 dhe 6-3. Pa probleme kualifikohet edhe spanjolli Fernando Verdasco, i cili fitoi ndaj moladavit Radu Albot 3-0.
Në raundin e dytë të garave në kategorinë e femrave nuk u shënua asnjë surprizë. Tenistja daneze Caroline Wozniacki pa probleme mundi suedezen Johanna Larsson 2-0 në setet 6-1 dhe 6-3. Një biletë për më tej, siguroi edhe tenistja amerikane Sloane Stephens, që eliminoi humngarezen Tomea Babos, duke fituar 2-0 në sete 6-3 dhe 6-1. Në raundin e tretë shkojnë edhe francezja Caroline Garcia dhe bjellorusja Aryna Sabalenka. /Agjencitë/