Kampioni në fuqi Novak Gjokoviq është eliminuar nga turneu prestigjioz i tenisit US Open pasi e dorëzoi lojën kundër zviceranit Stanislas Wawrinka kur po humbiste bindshëm në rundin e katërt të grand slamit të fundit për këtë vit. 32-vjeçari serb u tërhoq në setin e tretë, duke u ankuar se kishte probleme me krahun.
Në çerekfinale shkon edhe një zviceran tjetër, Roxher Federer, që mundi me lehtësi 3-0, belgun David Goffin. Nuk zhgënjen bullgari Grigor Dimitrov, që mundi 3-0 australianin Alex De Minaur. Një biletë për në çerekfinale siguroi edhe rusi Daniil Medvedev, që mundi 3-1 gjermanin Dominik Koepfer.
Në kategorinë e femrave në çerekfinale është kualifikuar pas fitores 2-0 ndaj kroates Petra Martiq. Surprizë është eliminimi i australianes Ashleigh Barty, fituese e Roland Garros këtë vit, që u mund 2-0 nga kinezja Qiang Wang. Një eliminim i papritur i ish-numrit 1 në botë, që ndaj një rivale pak të njohur bëri një paraqitje të dobët. Tenistja britanike Johanna Konta mundi 2-1 Karolina Pliskova, në ndeshjen më të bukur të raundit të katërt të luajtur sot. Fiton edhe tenistja ukrainse Elina Svitlona, që mundi 2-0 amerikanen Madison Keys. /Agjencitë/