close

TENIS: NADAL ELIMINOHET NGA TURNEU I BARCELONËS

Thiem kualifikohet në finale


Pas dështimit në Montekarlo një javë më parë, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka marrë një tjetër goditje, këtë herë në turneun ATP 500 të Barcelonës. Numri 2 në botë u mund 2-0 në gjysmëfinale nga Dominic Thiem ne sete 6-4 dhe 6-4.

Duket se fushat me dhè nuk janë më një “aleat” për Nadal, sipërfaqja e tij e preferuar, pasi spanjolli ka dorëzuar dy titujt e fituara  vjet. Ndaj austriakut Thiem, tenisti spanjoll humbi nga një “game” me shërbimet e tij, duke u eliminuar në gjysmëfinale.

Nadal nuk ka fituar ende asnjë turne këtë vit, ndërsa Thiem siguron kualifikimin për në finale, ku do të luajë ndaj rusit Daniil Medvedev. Ky i fundit, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, mundi 2-1 (6-4, 3-6, 7-5) japonezin Kei Nishikori. /Agjencitë/