Marrin pjesë tenistët më të mirë botëror
Të hënën nisë turneu më i famshëm në botë i fushave me bar grand slam i Wimbledon në tenis, ku do të luajnë emrat më të njohur të tenisit. Te meshkujt sërish pritet sfida më e madhe, mes treshes më të mirë në lojën e tensit Nadal, Federer e Xhokoviq.
Roger Federer është në kërkim të titullit të nëntë në Wimbledon, por në rrugën e tij do të jetë Rafael Nadal. Dy miqtë mund të përballen në gjysmëfinalen e këtij turneu, ashtu sikurse ndodhi edhe në Roland Garros tri javë më parë.
Kampion në fuqi është serbi Novak Gjokoviq, që ka si rival më të fortë në rrugëtimin e tij gjermanin Alexander Zverev dhe austriakun Dominik Thiem. Gjithsesi, në raundet e para nuk priten surpriza te meshkujt.
Rivalitet i madh pritet të ketë edhe në kategorinë e femrave, ku beteja për turneun e Wimbledon dhe vendin e parë në renditjen botërore është e madhe. Australiania Ashleigh Barty e nis si numri një në botë.
Gjithsesi, pretendente për të fituar në turneun londinez janë edhe Angelique Kerber kampionia në fuqi, Garbine Muguruza, Simona Halep, Serena Williams, Naomi Osaka etj. /Agjencitë/