Kiki Bertens triumfon në kategorinë e femrave
Në finale të Masters të Madridit në kategorinë e meshkujve do të përball Stefanos Tsitsipas dhe Novak GJokoviq. Tenisti grek Stefanos Tsitsipas ka mposhtur në gjysmëfinale spanjollin Rafael Nadal në gjysmëfinalen me rezultatin 2-1 në sete 6-4, 2-6, 6-3.
Tenisti serb Novak Xhokoviq, aktualisht numri 1 në botë mundi me vështirësi austriakun Dominic Thiem 2-0 në sete 7-6, 7-6. Të dyja setet u vendosën në “tie break”, çka tregon se rivaliteti në fushë ishte i madh.
Për femra, turneu Masters i Madridit u mbyll me fitoren e tenistes holandeze Kiki Bertens, që mundi në finale rumunen Simona Halep me rezultatin 2-0 në sete 6-4, 6-4. Ky sukses do ta ngjisë Bertens ditën e hënë në vendin e katërt të renditjes botërore. /Agjencitë/