close

TENSIONE NË BURREL DHE KAMËZ

Në qytetet ku partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kontrollojnë bashkitë, është raportuar për tensionim të situatës, pasi mbështetësit opozitarë janë grumbulluar pranë mjedisve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), duke kërkuar ndërprerjen e përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Situata është thënë të jetë përshkallëzuar në Kamëz dhe në Burrel, pasi protestuesit kanë tentuar hyjnë në mjediset e këtij Komisioni.

Është raportuar se policia ka përdorur edhe gaz lotjsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët më vonë kanë depërtuar brenda Pallatit të Sportit, dhe u kanë vënë flakën materialeve zgjedhore. Tashmë ka disa ditë që mbështetësit opozitarë janë duke kërkuar që të lirohen hapësirat e vëna në dispozicion për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Përshkallëzim i ngjashëm i situatës është raportuar edhe në Tropojë dhe Shkodër, ku policia ka arrestuar 13 persona. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!