close

TENSIONE NË GJIRIN PERSIK PAS RRËZIMIT TË DRONIT AMERIKAN

Gardat e Revolucionit në Iran kanë publikuar në agjencinë e tyre të lajmeve “Sepah News” një njoftim, sipas të cilit ato kanë qëlluar një dron spiunazhi të SHBA në provincën jugore të iranit, Hormuzgan. “Ajo u qëllua pasi u fut në afërsi të rajonit Kuhmo-barak në hapësirën ajrore iraniane”, thuhet në njoftimin e gardave.

Kuhmo-barak nuk është larg brigjeve të Gjirit të Omanit.Ky dron mbledhës informacioni mund të flurutojë 30 orë në lartësi të mëdha dhe të dërgojë gati në kohë reale pamje me rezolucion të lartë të hapësirave të mëdha. Sipas gardave ky është “një sinjal i qartë” për SHBA. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!