close
afp_1dy75f_ori_crop_MASTER__0x0-593×443

Pakistani ka njoftuar se ka rrëzuar dy avionë luftarakë indianë që hynë në hapësirën ajrore dhe se janë arrestuar pilotët e avionit që ka rënë brenda territorit nën kontrollin e Pakistanit. Pakistani ka mbyllur të gjithë hapësirën ajrore pas përleshjeve me Indinë.

Tensionet mes Pakistanit dhe Indisë u rritën përsëri pas sulmit të 14 shkurtit në Kashmir. Në sulmin e ndërmarrë në pjesën e Kashmirit humbën jetën 44 ushtarë indianë dhe u plagosën 20 të tjerë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia