close
Bota

TENSIONE PAKISTAN – INDI

cq5dam.thumbnail.cropped.500.281

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se vendi i tij do të hakmerret nëse India ndërmerr veprime ushtarake kundër tij. Komentet vijnë pasi dhjetëra ushtarë indianë u vranë javën e kaluar në një sulm vetëvrasës në rajonin e Kashmirit – pjesën e administruar nga India.

Në adresimin televiziv, Khan i bëri thirrje Indisë që të sjellë prova për pretendimet e saj, se Pakistani ka qenë i përfshirë në sulm. “Çdo veprim i Indisë për të kërcënuar sovranitetin e Pakistanit do të përcillet me hakmarrje të sigurt”, tha Khan. Mbi 40 pjesëtarë të forcës indiane të sigurisë janë vrarë në sulmin e së enjtes. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia