close

TENSIONET MES BEOGRADIT DHE PODGORICËS

Tensionet në mes të Podgoricës dhe Beogradit u ngritën pasi Mali i Zi miratoi ligjin për religjonet, i cili konteston kishës ortodokse serbe, e cila kryesisht ka shumicën e përfaqësimit religjioz në këtë shtet. Por, ky nuk është fillimi i tensioneve në mes të dyja vendeve. Arrestime, ndalime në kufi, brohoritje në ndeshje futbolli, dëbim e konsultime ambasadorësh, e deri tek fyerjet kanë qenë të pranishme që prej shpalljes së pavarësisë në Podgoricë. Në Serbi jetojnë shumë me prejardhje nga ky vend, diku rreth 200 mijë. Një pjesë deklarohen si serb dhe një pjesë si malazez.

Një nga lagjet e kryeqytetit të Serbisë. Në Beograd është legjendë urbane që malazezëve u pëlqen të jetojnë këtu. Besohet se rreth gati 200 mijë malazez jetojnë në tërë Serbinë. Në rrugën që mban emrin e mbretreshës Zorka, të bijës së mbretit Nikolla të Malit të Zi.  Strahinja Brajuskovic, është i lindur në Nikshic. Nga Podgorica 30 vjet më parë ka arritur këtu si student i ri. Ka punuar për qeverinë e përbashkët dhe ka luftuar kundër regjimit të dikurshëm në protesta. Thotë se e ka të rëndë t’i ndjek marrëdhëniet. Serbë e malazezë janë si vëllezër.

“Sigurisht që nuk do t’ia mohoja të drejtën askujt të jetë një gjë apo një gjë tjetër. Në njezët e më shumë vite këtu në Serbi, por edhe Mal të Zi e tërë Ballkanin kanë ndodhur shumë ngjarje të shëmtuara dhe kjo ka prodhuar situata të pakëndshme dhe ka ndikuar në marrëdhëniet. Është normale.” shprehet Strahinja Brajuskovic, Ekspert për integrime evropiane.

Por kodi i vëllazërisë në mes të dy shteteve nuk funksionon. Presidenti Millo Gjukanovic, rrallë qëndron kështu si në Tiranë, pranë presidentit, Aleksandar Vuciq. Marrëdhënet ndërshtetërore janë acaruar. Gjukanovic ka pritur e përcjellë burrshtetas, por në kryeqytetin serb nuk ka qenë.

Ideja e tij për të forcuar kishën malazeze dhe për ta zvogëluar ndikimin e asaj serbe ka nxitur tensione. Kisha duhet ta dëshmoj pronën pasi Podgorica pretendon se manastiret i takojnë shtetitt. Këtu në një intervistë Gjukanoviq përsëritë qëndrimin e tij.

“Kisha Ortodokse serbe sot ruan infrastrukturën e Serbisë së madhe me rrjetin e saj dhe në këtë formë përkufizon atë që është mision i saj.” – deklaroi Millo Gjukanoviq, President i Malit të Zi

Nga Serbia shpesh është kontestuar shtetësia e malazezëve. Deklarimet e fundit bën që Podgorica të ftoj ambasadorin serb për konsultime si protestë. Serbët shkojnë në bregdet dhe kanë marrëdhënie familjare. Por, cështja e kishës ka thelluar edhe më shumë hendekun e krijuar prej kohësh. Incidente të vogla kanë ndodhur në vazhdimësi dhe nga të vetmit ambassador të dëbuar nga Serbia dikur ka qenë ai malazez. Podgorica ndaloi një numër serbësh, pavarësisht se disa të lindur në Mal të Zi, të futen më në këtë shtet të shpallur si të rrezikshëm.

Kjo është pritja për vëllezërit klubit e basketbollit Buducnost të Podgoricës në Beograd. Ata quhen në mënyrë pezhorative si shqiptar.

“Ne do të reagojnë kur të ketë dicka më serioze dhe e vërtetë të reagojmë dhe jo për shkak të deklarateve politike pasi do të mund të bëjmë 15 nota proteste në ditë. Duhet të ulim tensionet pasi kështu ndihmojmë edhe serbët në Mal të Zi.” – vlerëson Aleksandar Vuciq, President i Serbisë.

Në Beograd, Strahinja Brajuskovic, thotë se mes njerëzish marrëdhëniet janë të mira edhe pse shpesh vëllezërit janë ndarë në dy kombe. Problemet politike thotë nuk lejojnë që ballkanasit të flasin për gjërat thelbësore për jetën e qytetarëve.

“Duke zbatuar politikën e integrimit evropian në fakt politikanët janë duke bërë dezintegrimi si të Serbisë dhe Malit të Zi, kështu edhe në tërë rajonin. E dimë që politikat integruese nënkuptojnë krijimin e urave dhe lidhjeve, por ne dy dekadat e fundit këtë nuk e shohim.“- përfundon Strahinja Brajuskovic, Ekspert për integrime evropiane.

Serbia dhe Mali i Zi u ndanë pas një referendumi në maj të vitit 2006. Qytetarët janë më të bashkuar se politika, e cila në shumicën e pikave ndanë ide të kundërta, përvec të ardhmes së përbashkët evropiane. Dora e pajtimit nuk duket e lehtë as në mesin e vëllezërve. /Idro Seferi, Beograd/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!