Tensionet në veri të Kosovës, Sveçla thirrje qytetarëve: Mos bini pre e grupeve kriminale

Për tensionet në veri të Kosovës, ka reaguar dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla thotë se kryetarët e sapozgjedhur të 3 komunave do të vazhdojnë mandatin e tyre në shërbim të qytetarëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas ceremonive të djeshme të betimit të Kryetarëve të komunave veriore, kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot janë vendosur në zyret e tyre në objektet komunale. Ata do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi.

5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë. Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë.  Institucionet demokratike të Republikës së Kosovës do të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit pa dallim dhe të pakompromis me sulmuesit e demokracisë, ligjit dhe qytetarisë”, shkruan Sveçla.

Kujtojmë që ditën e sotme ka pasur përplasje mes policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan. Shkak u bë hyrja në objektet komunale të 3 kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e 23 Prillit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share