close
Bota

TEORI KONSPIRATIVE MBI THEMELIMIN E BE-SË NGA NAZISTËT

asdfghjkl-1

Bashkimi Europian është i shqetësuar nga rritja e shpejtë e teorive konspirative dhe komplotiste mbi origjinën e Bashkimit Europian në disa shtete anëtare, por kryesisht në Francë. Sipas këtyre teorive, Bashkimi Europian është krijuar nga nazistët dhe financuar nga CIA. Këto teori po publikohen nga politikanë të ekstremeve të djathta vetëm dy muaj para zgjedhjeve europiane të 26 majit.

“Ashtu si dhe ju, edhe ne pyesim veten nga vijnë këto teori konspirative apo lunatike në Francë, sipas të cilave Bashkimi Europian qenkësh krijuar nga nazistës dhe pse ato vijnë tani? Ajo që duam të themi, është që në vend që të ketë interesim mbi ata që supozohen në thonjëza të kenë financuar themelimin e Bashkimit Europian, duhet që interesimi të shkojë te financimet e atyre që duan ta shkatërrojnë Bashkimin Europian aktualisht.” deklaron Margaritis Schinas, Kryezëdhënës i BE-së.

Komisioni Europian ndjehet i vetmuar në këtë betejë kundër dezinformimit dhe i bënë thirrje shteteteve anëtare, shoqërisë civile dhe mediave që të luftojnë kundër dezinformimit.

“Dua të theksoj, se disa herë kemi përshtypjen që jemi shumë të vetmuar në këtë betejë. Kur sulmohet Brukseli, krijohet përshtypja, se shtete anëtare nuk preken nga ky sulm, ndaj them, që ndihemi të vetmuar. Në fakt, sa herë që sulmohet Brukseli dhe Bashkimi Europian sulmohen gjithashtu kryeqytetet e shteteve anëtare dhe shpirti i bashkëpunimit të 27 vendeve. Kjo nuk është një betejë që nuk mund të fitohet nga Brukseli. Duhet marrëveshja dhe mbështetja e institucioneve të tjera europiane, të shtetetve anëtare, shoqërisë civile, platformave teknologjike, mediave dhe juve, korrespodentëve të Brukselit, pasi është një betejë shumë komplekse dhe shumë e komplikuar.” –tha Margaritis Schinas, Kryezëdhënës i BE-së.

Komisioni Europian ka prodhuar tashmë legjislacion mbi dezinformimin, por gjithashtu marrëveshje për kodet e sjelljes me platformat teknologjike për rregullat e transparencës dhe financimeve të partive politike, mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbi luftën kundër terrorrizmit, si dhe luftën kundër dezinformimit në nivele të tjera./Erisa Zykaj – Bruksel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia