Tërhiqet Vuçiq, niset drejt Tiranës: Do të ishte turp për Serbinë nëse s’do shkoja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vendosur që të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë dhe është nisur drejt kryeqytetit shqiptar.

“Për mua është shumë e vështirë të kuptoj gjuhën e të dy palëve, nuk kemi bërë asgjë, po mundohemi të ruajmë jetën e njerëzve tanë, ka shkaktuar zemërim, inat dhe mllef, por përfundimi është si më poshtë. Nuk jam i sigurt, por sigurisht që do të ketë disa përfitime nga prania ime në Tiranë dhe nëse nuk do të shkoja mund të mos kishte asnjë përfitim, por do të kishte dëm të madh për vendin tonë”, tha Vuçiq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Pavarësisht se tema është Ballkani Perëndimor dhe se 20 prej tyre do të flasin në mënyrë joadekuate për sanksionet ndaj Federatës Ruse dhe problemin e Kosovës, ndoshta kolegët e mi kanë të drejtë kur thonë se do të dëgjojnë së paku një përgjigje”, tha Vuçiq, duke theksuar se të luftojmë për interesat e popullit tonë.

Disa ditë më parë Vuçiq ka thënë se askush nga Serbia nuk do të shkojë në Tiranë  për shkak të  emërimit të Nenad Rashiqit si ministër i Kosovës. Siç ka shpjeguar sot ai ka reaguar emocionalisht në atë moment.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share