close

Termet i fuqishëm në Iran, 3 viktima dhe qindra të plagosur

Nga tërmeti janë shkaktuar dëme në të paktën 70 fshatra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9, i cili ka goditur Iranin, ka vrarë të paktën tre persona dhe plagosur më shumë se 800 të tjerë. Lëkundja, e cila zgjati për disa sekonda, u regjistrua në pjesën veriperëndimore të vendit pranë kufirit me Turqinë dhe u ndje në shumë qytete.

Autoritet atje bëjnë me dije se në zonat e prekura ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Nga tërmeti raportohen dëme të konsiderueshme në 70 fshatra ndërsa në qytetin Khoy e Salmas, shkalla e dëmeve është më e lartë ku shtëpi dhe ndërtesa të tëra janë shkatërruar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e të mbijetuarve, teksa bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vijim. Ky është tërmeti i radhës në këto vitet e fundit për Iranin që është goditur nga tërmete shkatërruese.

Klan News