Një tërmet me magnitudë 7.4, ka goditur pas mesnate ishullin Kermadec, në Zelandën e re. Mbrojtja civile neozelandeze nuk ka përjashtuar një alarm për cunami, por që nuk paraqet rrezik për popullsinë. Pak para mesnates një tjetër tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur ishullin Tonga, 97 kilometra në verilindje të Ohunua. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në thellësi. Nuk ka njoftime për viktima dhe dëme. /Agjencitë/
TËRMET ME MAGNITUDË 7.4 NË PAQËSOR
