Tërmeti 4.4 në juglindje të Shqipërisë, sizmologët: Efekt i grumbullimit të energjisë. Zonë aktive

Juglindja e Shqipërisë u përfshi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje nga një seri tërmetesh, ku më i madhi ka qenë 4.4 i shkallës Rihter. Sipas sizmologëve ky rajon ka qenë gjatë gjithë kohës në aktivitet të ngjeshur sizmik me mikrotërmete.

“Në juglindje të vendit është regjistruar një seri tërmetesh dhe magnituda më e madhe e kësaj serie ka qenë 4.4 i shkallës Rihter dhe aktiviteti vazhdon aty, ka mikroaktivitet. Është tipike për këtë zonë, është aktiviteti i grumbullimit të mikrotërmeteve. Është ndjerë lokalisht dhe janë regjistruar mbi 70 pasgoditje”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Që prej Shkurtit, kur Turqia u godit nga një tërmet shkatërrues, i gjithë rajoni i Mesdheut ka regjistruar aktivitet sizmik, i cili sipas sizmologëve pritet të reflektohet ende.

“Regjistrojmë vazhdimisht aktivitet sizmik në këtë zonë. Duke nisur që nga viti 2019 kemi patur një aktivitet të spikatur në këtë zonë që ka vazhduar herë pas here. Dhe përveç zonës brenda territorit shqiptar kemi pasur edhe në kufi me Greqinë, gjë që dëshmon se rajoni është aktiv kohët e fundit”.

Gjatë një viti në zonën e Korçës janë regjistruar mbi 100 tërmete me magnitudë të moderuar.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share