close
Sport

TESTIMI OBLIGUESHËM PCR PËR TË GJITHA KLUBET E FUTBOLLIT

AAACB109-803E-4A09-946E-064B16405DE2

TË GJITHA SHPENZIMET MBULOHEN NGA FFM-ja

 

 

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut në Futboll dhe Liga e Dytë vazhdon  gjatë fundjavës sipas orarit të paraparë, por të gjitha ekipet janë të obliguara ti nënshtrohen testit PCR, krejt në bazë të masave që ka vendosur Qeveria të publikuara në Gazetën zyrtare. Testimet  PCR për Covid 19, do të realizohen të enjten dhe të premten në llogarinë e FFM-së. Shuma që do të nevojitet për secilën javë sipas matematikës për testet e kërkuara është rreth 35,000 euro.

 

Tani për tani, pas masave të reja për sportet, nuk ka bisedime për një pezullim të mundshëm të kampionateve të futbollit. Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që një gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen, nëse autoritetet shëndetësore insistojnë se një gjë e tillë është e nevojshme dhe se ekziston rreziku i përhapjes masive të llojit të ri të virusit që po përhapet në të gjithë botën.

Rregullorja e FFM-s, në Nenin 31a, thotë se “nëse pasojat e Covid-19 imponojnë ndërprerjen e kampionatit dhe luhen 75% të ndeshjeve (të paktën 25 javë të luajtura),kampionati do të konsiderohet i mbaruar. “Skuadra e renditur në vendin e parë konsiderohet kampione, ndërsa ekipet eliminohen sipas rregullave dhe sigurojnë kualifikim në garat evropiane sipas kritereve të UEFA.” Deri më tani, janë luajtur 28 javë, që do të thotë se ka kushte për ndërprerjen e futbollit, nëse komisionet shëndetësore dhe autoritetet vendosin që një gjë e tillë është e nevojshme të ndodhë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia