Tetova bën bashkë kryebashkiakët e rajonit

MINXHOZI: TETOVA – QENDËR SHUMË E RËNDËSISHME E KOMBIT

Kryetar të shumë të komunave të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë sot vizituan komunën e Tetovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tetova, pa ndonjë protokoll të veçantë, bën bashkë Kryebashkiakët e rajonit, njofton KlanM.

Njohja mes tyre por edhe realizimi i projekteve me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë në sferën e turizmit, ka qenë qëllimi i vizitës së Kryetarëve të Komunave të Kosovës, Luginës së Preshevës por edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

 “Doli si iniciativë e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi që të kemi një vizitë të tillë të kryetarëve të komunave të Kosovës në Tetovë dhe bashkë të udhëtojmë për në Pogradec, kjo është një vizitë pa ndonjë protokoll të caktuar, një vizitë njohjeje mes kryetarëve të komunave, sigurisht në frymën e bashkëpunimit në kuadër të përgjegjësive që ndajmë si pushtet lokal dhe në kuadër të realizimit të projekteve me interes të përbashkët për të gjithë qytetaret” – tha Bilall Kasami.

Afërsia e Gjakovës me Tetovën por edhe me Komunat tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si lidhje që nuk kanë munguar kurrë, sipas Kreut të Komunës së Gjakovës, në të ardhmen duhet të zhvillohen edhe më shumë.

“Këto lidhje si njerëz nuk na kanë munguar kurrë, si institucione besoj që kemi mundësi edhe më tepër që t’i zhvillojmë” – tha Ardian Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës.

Për Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, sic njofton KlanM, nuk ka dilema. Tetova është një qendër shumë e rëndësishme e gjithë kombit dhe e zhvillimit ekonomik në rajon.

”Një gëzim shumë i madh që për here të parë do të bëhemi bashkë për të vizituar Tetovën, një qendër shumë e rëndësishme e kombit, një qendër administrative që i jep shumë vrull zhvillimit të ekonomisë, kulturës të Maqedonisë së Veriut” – tha Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Vizita e përbashkët e Kryetarëve të Komunave në Tetovë vazhdoi me vizitë të objekteve kulturore dhe historike të Tetovës;  Xhaminë e Pashës e njohur edhe si Xhamia e Larme dhe tek Teqeja Harabati Baba e cila është po ashtu një institucion i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike në Tetovë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share