close
Top LajmeVendi

TETOVË: 480 VJETORI I TEQESË HARABATI BABA

1024px-Arabati_Baba_Tekke

Baba Mondi: Urime nga komiteti bektashian


Në Tetovë u kremtua sot 480 vjetori i Teqesë Harabati Baba. I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili uroi për këtë 480 vjetor në emër të komitetit Bektashian.

Kryegjyshata Botërore dhe Gjyshata e Maqedonisë shënuan sot 480 vjetorin e Teqesë Harabati Baba, këtij institucioni të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike në qytetin e Tetovës. Në këtë organizim, ishin të pranishëm intelektualë të shumë sferave të cilët vizituan teqen dhe përcollën nga afër aktivitetet e shënuara aty ditën e sotme.  Mes të pranishmëve, ishte edhe kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur ndryshe si Baba Mondi. Ai uroi në emër të komitetit bektashian për këtë 480 vjetor.

 

‘Jubileu lavdiplotë i Teqesë së Arabatit këtu në Tetovë, do të jetë i bekuar në 7 shkurt sëbashku me lutjet tona për krijuesin. Më jep rastin e lum t’ju uroj në cilësinë e kryegjyshit botëror bektashian si dhe krejt komitetit bektashian nga Azia e largët deri te SHBA-të. …Allahu lartësoftë këtë besim 800 vjeçar dhe na dhuroftë paqe e begati ne ndjekësve krenarë të Haxhi Bektash Veliut.’

Poashtu i pranishëm në Teqen Arabati Baba, ishte edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skënder Asani, i cili u shpreh se kjo teqe nuk është vetëm një godinë e historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore, por është edhe një objekt që reflekton lëvizjen kombëtare shqiptare.

 

Gjatë këtij organizimi nga ana e të pranishmëve u cek fakti se kjo teqe, për të cilën është premtuar shumë si nga ana e ministrisë së Kulturës, poashtu edhe nga ana e pushtetit lokal është në rrezik për t’u shkatërruar. Ky monument historik i cili krahas asaj që ka nevojë për renovim, përballet poashtu edhe me problemin e legalizimit, sepse me legalizimet e fundit që janë bërë lokacioni ku kjo teqe ndodhet i takon Bashkësisë Fetare Islame. /B. J. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia