close
Top LajmeVendi

TETOVË: AKSION HUMANITAR PËR FAMILJET NË NEVOJË

Screenshot_1

Do të vazhdojë edhe në qytete të tjera!


Me shpërndarjen e drunjve, koftorëve, batanijeve dhe veshmbathjeve, sot në Tetovë ka filluar aksioni humanitar nga disa shoqata humanitare. I njëjti do të vazhdojë ditët në vijim në qytete të tjera të vendit.

Dru, koftorë dhe batanije do të shpërndahen për disa nga familjet në nevojë në disa qytete të Maqedonisë. Ky aksion humanitar nga shoqatat humanitare Merhamet dhe Wefa filloi në Tetovë për të vazhduar më tej në qytete të tjera, deklaron Muhamed Jusufi, aktivist në ‘Merhamet’.

‘Sot jemi ndalur në Tetovë për të bërë shpërndarjen e drunjve, koftorave, batanijeve dhe teshave për fëmijë. Më pas vazhdojmë nëpër fshatrat e Malësisë së Tetovës, dhe ditët në vijim do të vazhdojmë me qytetet e tjera.  Kjo është hera e dytë që shpërndajmë në dimër, ndërsa për Ramazan dhe Kurban Bajram çdo vit.’ –deklaroi Muhamed Jusufi – ‘Merhamet’

Shejma Çill nga Shoqata Humanitare Wefa, deklaron se kjo shoqatë vepron dhe kontribuon në familjet në nevojë të dhjetëra shteteve, në mesin e të cilave është edhe Maqedonia.

‘Jemi tre shokë që kemi ardhur nga Gjermania, aktivistë të Shoqatës Humanitare Wefa. Wefa është krijuar në vitin 2006, dhe përfshin gjithsej 70 shtete, në mes të të cilëve është edhe Maqedonia. Tek kjo shoqatë kontribuojnë donatorë nga e gjithë bota, fal të cilëve mund t’i ndihmojmë familjet në nevojë.’ shprehet Shejma Çill.

Ky aksion humanitar do të vazhdojë në Kumanovë, Shkup, Gostivar, Kërçovë dhe Prilep.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2017, 26.160 bartës të amvisërive në Maqedoni kanë qenë shfrytëzues së ndihmës sociale me të holla. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia