close

TETOVË: BEKTESHI VIZITOI KOMPANITË E RAJONIT TË POLLOGUT

Abdurahmani: Bizneset të shfrytëzojnë mjetet evropiane


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vizitoi disa kompani të rajonit të Pollogut, për t’u njohur nga afër me punën e tyre dhe për mundësitë që u ofrohen kompanive të vendit për të zgjeruar bizneset e tyre.

Pronari i Kompanisë Vezë Sharri Arben Abdurahmani njoftoi se përkrahja nga ana e qeverisë për kompanitë e vendit është në nivel të duhur. Ai bëri të ditur se kjo kompani është shfrytëzuese e fondeve evropiane, gjegjësisht Fondeve Ipa për të cilat apeloi edhe tek kompanitë tjera që të risin interesin për shfrytëzimin e këtyre mjeteve.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi vizitoi edhe disa kompani tjera të rajonit të Pollogut, ku u njoftua nga afër me punën e tyre dhe për mundësitë që u ofrohen kompanive të vendit për të zgjeruar bizneset e tyre. /Xhumadije Ibraimi/