close
Vendi

TETOVË: DËMTOHET GJIMNAZI “7 MARSI“

Screenshot_1

AUTORËT NUK DIHEN, SPB PUNON PËR TË ZBARDHUR RASTIN


Mëngjesin e sotëm punonjësit e shkollës së mesme komunale “7 Marsi” në Tetovë kanë evidentuar dëmtime në oborrin e shkollës. Persona ende të pa identifikuar kanë thyer dritat që ndricojnë përreth objektin shkollorë, kanë dëmtuar ulëset si dhe kanë shkatërruar saksitë nga betoni që kanë shërbyer si zbukurime në oborrin e kësaj shkolle.
Drejtoresha Miqereme Rizai – Memedi, rastin e ka denoncuar në polici si dhe ka dënuar këtë akt duke I quajtur veprime të shëmtuara në dëmtimin e pronës publike e shoqërore, sic është shkolla.

MIQEREME RIZAI MEMEDI- DREJTORESHË NË GJIMNAZIM “7 MARSI”

“Këtë e bëjnë njerezit që s’kanë shpirt, sepse të dëmtosh një shkollë shqiptare e cila ende është në hapat e parë dhe me mish e me shpirt lufton për të prosperuar është një gjë e shëmtuar dhe e pa shpirt. Na mungon edukata për ta ruajtur pronën shoqërore , na pengojnë edhe ata pak persona qe e kanë këtë virtyt, na pengon e bukura. Më vjen keq dhe turp ta them se këtij mentaliteti i pengon rendi drita dhe e mira”

SPB- Tetovë konfirmoi dëmet dhe se rasti është denoncuar në polici nga autoritetet e shkollës së dëmtuar.

SPB TETOVË

Sot (21 Prill) rreth orës 11:00, 50-vjeçarja M.R.M. (50) nga Tetova, punonjës-drejtore e Shkollës së Mesme “7 Marsi” në Tetovë, në SPB Tetovë raportoi se natën e kaluar (20/21 Prill), tani për tani autorë të panjohur kanë dëmtuar llambat në oborrin e shkollës, si dhe stolat dhe enët prej betoni të vendosura gjithashtu në oborr. Dëmet janë të foto-dokumentuara dhe janë marrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të çështjes.

Nga Policia e Tetovës thonë se ekipet e tyre kanë bërë ekspertizë në vendngjarje dhe se janë duke punuar për të zbardhur rastin. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia