Në Tetovë është gjetur i vrarë shtetasi Fatmir Tahiri i datëlindjes 1962 banues në Tetovë. Trupi i pajetë është gjetur i vrarë me armë zjarri në veturën e tij në afërsi të shtëpisë ku ai banonte në Tetovë. Personi i vrarë ka qenë ish-shoferi, ish-kryeministrit Hazbi Lika dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës.
Në xhamin e makinës është gjetur një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihen ende arsyet e vrasjes. Nga familjarët dhe komuna e Tetovës bëjnë të ditur se i ndjeri nuk ka pasur probleme familjare apo në punë. Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria e Tetovës. /Klan Macedoni/