close
VendiVideo

TETOVË: KËND ITALIAN NË KUADËR TË KOMUNËS

no thumb

 

Komuna e Tetovës dhe Ambasada e Republikës Italiane në vend, nënshkruan memorandum bashkëpunimi për inicimin e procedurës me qëllim themelimin dhe funksionalizimin e plotë të Këndit Italian në kuadër të Komunës së Tetovës.Ndërkaq, Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka pritur në takim edhe Ministren për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Remenska.

Kryetarja Arifi dhe Ambasadori Italian Bellelli u dakorduan që me nënshkrimin e këtij memorandumi do të thellohet edhe bashkëpunimi ndëristitucional në sferën e kulturës, turizmit, programeve për shkëmbim të studentëve si dhe ekonomisë, mes komunës së Tetovës dhe Ambasadës Italiane.

Njëherit Ambasadori Bellelli potencoi rëndësinë strategjike të komunës së Tetovës, për sa i përket nënshkrimit të këtij memorandumi, duke u nisur nga fakti se shumë qytetarë nga Tetova dhe rajoni jetojnë dhe veprojnë pikërisht në shtetin Italian.

Gjithashtu në Komunën e Tetovës ka qëndruar edhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Remenski.Siç thuhet në një komunikatë nga Shërbimi për informim i Komunës së Tetovës:

‘Duke ju përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, konform edhe strategjisë sonë arsimore, duke hapur shumë Qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijëve, duke siguruar kushte dhe hapësira për këto qendra, në vijëmsi do të hapim edhe tri qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijëve.’

Në planin tonë zhvillimor, është edhe gjetja e lokacionit për ndërtimin e një kopshti të ri për fëmijët në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale-thuhet kështu në komunikatën e Komunës së Tetovës./L. Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia