MPB: Qytetarët të mos përdorin armë gjatë festimeve
Festimi me armë zjarri në ahengun familjarë, ka lënë të lënduar dy persona në Reçicë të Vogël. Edhe përkundër apeleve të policisë për përmbajtje të përdorimit të armëve dhe fishekzjarreve gjatë festave familjare, të njëjtat hasin në vesh të shurdhër.
Dy persona kanë përfunduar me lëndime trupore pas krismave në një aheng familjar në fshatin Reçicë e Vogël. Siç qëndron në buletinin policor të martën rreth orës 22:00, gjatë ahengut në shtëpinë e 47 vjeçarit B.D në rrugën “172” në fshatin Reçicë e Vogël, nga të shtënat me armë zjarri kanë marrë lëndime 27-vjeçari A.B. nga Reçica e Vogël dhe 26-vjeçari F.A. nga Reçica e Madhe. Dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për marrje të ndihmës mjekësore. Në vend ngjarje ka dalë Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Tetovë, kanë kryer hetim dhe janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit, qëndron në komunikatën e Policisë së Tetovës.
Së këndejmi, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, me fillimin e sezonit të verës, kur edhe organizohen numër i madh i dasmave dhe ahengjeve tjera familjare, pati apeluar qytetarët që të përmbahen ndaj përdorimit të armëve të zjarrit gjatë, si dhe organizimin e paautorizuar të fishekzjarrëve dhe mjeteve të ndryshme piroteknike, përvec se janë në kundërshtim me ligjin për ruajtje të rendit dhe qetsisë publike, vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. Gjobat për këtë kundërvajtje lëvizin nga 200-500 euro në kundërvlerë me denarë, por si vepër penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm për personin përgjegjës dënimi i paraparë është nga 1 deri 5 vite burg. /Klan Macedoni/