close
Vendi

TETOVË: LEGALIZIMET – MBI TRE MIJË KËRKESA TË PARASHTRUARA

no thumb

 

Me ndryshimet e fundit të Ligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje u mundësua të parashtrojnë kërkesë për legalizim deri më 31 mars në komunat ku është ndërtuar objekti.Nesër skadon afati i prolonguar për parashtrimin e kërkesës për legalizimin e ndërtesave pa leje. Kusht është që objekti që është lëndë e legalizimit të jetë i ndërtuar deri më 3 mars të vitit 2011.

Kompetentët në Komunën e Tetovës thonë se deri më tani janë paraqitur afro 3050 kërkesa për legalizim, prej të cilëve afro 1500 prej tyre, kanë marrë njoftime se cilët dokumente duhet të plotësohen për të vazhduar procedurën.

Në sportelet ku parashtroheshin kërkesat nuk vërrehej ndonjë tollovi e madhe.Qytetarët shprehen të kënaqur me këtë vendim.Ata më të moshuarit thonin se duan t`u lënë terren të pastër fëmijëve të tyre.

Nga sektori i urbanizmit edhe njëherë potencuan rëndësinë e respektimit të këtij afati, duke e vlerësuar si shans që nuk duhet lëshuar.

Për kërkesat e reja është përcaktuar afat për elaborate gjeodete deri në fund të vitit të ardhshëm.Kërkesat për legalizim deri të enjten do të mund të parashtrojnë edhe ndërmarrjet që kanë objekte infrastrukturore, optike, kabllo të bakrit, ujësjellës dhe infrastrukturë tjetër.Me qëllim që qytetarët të cilët deri tani nuk kanë dorëzuar kërkesë për legalizim të objekteve të ndërtuara paleje deri në vitin 2011, dhe që të arrijnë brenda afatit ligjor të dorëzojnë kërkesë, shumë administrata komunale anë e kënd vendit nesër do të punojnë me orar të stërzgjatur./L.Aliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia