close
Vendi

TETOVË: LËSHOHET NË PËRDORIM CENTRALI FOTOVOLTAIK

Screenshot_1

INVESTIM NË MBROJTJE TË AMBIENTIT JETËSOR


Është lëshuar në përdorim Qendra fotovoltaike në fshatin Tenovë. Një investim, sic u tha, i rëndësishëm sa i përket mbrojtjes së ambientit, por edhe rritjes së kapacitetit të energjisë elektrike në vend.

Në ditën botërore të Planetit Tokë është lëshuar në përdorim termocentrali fotovoltaik në Tenovë, komuna e Bërvenicës. Ky është një ndër projektet në pajtueshmëri me progarmin e Qeverisë deri në vitin 2019 i realizuar nërëpmjet partneritetit publik – privato

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR 

 “Me të vërtet në ditën e Planetit Tokë, është një rast shumë i mirë që të ndajmë kënqësinë për fillimin apo lëshimin në përdorim të një projekti të këtillë në lëmin e rinovimit të burimeve  të energjisë, për çka si e gjithë bota, ashtu edhe  vendi ynë ti grumbulloj aq sa është e mundshme . Siç ishte  njoftuar deri më tani, ky është një ndër projektet në pajtueshmëri me  progarmin e Qeverisë deri në vitin 2019 i realizuar  nërpmjet të partneritetit privato-publik  për ndërtimin e Qendrës Fotovoltaike, me gjithsej 60 mijë kilovat në orë dhe më tepër se 60 megavat”.

Ministri  I ambientit jetësorë dhe planifikimit hapsinor u shpreh se sot shohim se si me stimulimin e duhur, sektori privat mund të jetë partneri ynë në angazhimet strategjike për të arritur agjendën e gjelbërt.

NASER NUREDINI – MINISTËR I AMBIENTIT

“Ky investim që është një burim I energjisë së renovueshme, I ndërtuar si pjesë e thirrjes së Ministrisë së Ekonomisë në tokën private nga një investitor privat është një shembull praktik I zbatimit konkret të politikave  të Qeverisë sonë për zhvillim të qëndrueshëm në mjedis të shëndetshëm”.

Investitori Vllade Pazarxhievski tha se kjo qendër ka kapacitet prej 1200 kilovat orë, panelet janë vendosur në një vend që nuk dëmton tokën pjellore në këtë rajon.

VLLADE PAZARXHIEVSKI – ENERGO R GROUP

 “ Të gjithë së bashku  e shënojmë fillimin e punës  të qendrës së dytë fotovoltaike me kapacitet  1200 kilovat/orë, e ndërtuar nga kompania jonë  “Energo R Grup” në fshatin Tenovë- Komuna e Bërvenicës.  Kjo qendër është pjesë e tre qendrave tjera Fotovoltaike me gjithësej fotoinstalime me kapacitet  2200  kilovatë/orë,  janë ndërtuar  6170 panele  fotovoltaike” .

Sic u tha gjatë promovimit të këtij projekti, deri në fund të këtij viti pritet të ketë edhe dhejtëra qendra të këtilla fotovoltaike që do të rëalizohen përmes  partenritetit publiko –privat. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia