close
VendiVideo

TETOVË: PROMOVIM, “MURET IDRIZI PËR MBROJTJE SIZMIKE TË OBJEKTEVE TË BANIMIT”

no thumb

 

Në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës, u promovua libri “Sistemi i mureve IDRIZI, për mbrojtjen sizmike të objekteve të banimit” nga vëllezërit Isak dhe Zekirja Idrizi.

Ky libër është si rezultat i një pune të gjatë dhe përpjekjeve të shumta për zgjidhjen e çështjes së sigurisë të vendeve të banimit për vendin tonë, por jo vetëm- deklaroi Zekirja Idrizi

Ndërkaq, Isak Idrizi prezantoi të gjithë punën deri tek ndërtimi përfundimtar i mureve.

Studimin e kryer për pasojat e tërmeteve dhe shmangien e rrënimit të objekteve, vëllezërit e kanë kurorëzuar pas pesë vitesh punë intenzive me krijimin e mureve mbrojtëse IDRIZI të cilat mundësojnë që objektet e banimit të qëndrojnë të paprekshme edhe pas tërmeteve të fuqishme./B. J./

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia