close
Vendi

TETOVË: RISI NË REGJISTRIMET E SHKOLLAVE TË MESME

ahmed qazimiiii

Qazimi: Do të hapen drejtime dy vjeçare!


Semimaturantët në komunën e Tetovës, nga ky vit do të kenë më tepër mundësi zgjedhjeje për shkollimin e mesëm. Udhëheqësi i sektorit për arsim në Komunën e Tetovës, Ahmed Qazimi, informoi se për vitin shkollor 2019/20, do të shtohen drejtime profesionale dy vjeçare.

‘Sivjet do të kemi në fokus forcimin e shkollave të mesme profesionale, si risi sivjet kemi edhe hapjen e drejtimeve të cilat do të jenë dy vjeçare në shkollën e mesme profesionale teknike, kurse synim do të kemi poashtu edhe përforcimin e cilësisë në të dyja gjimnazet e Tetovës, gjimnazi ‘7 Marsi’ dhe ‘Kiril Pejçinoviç’.

Qazimi deklaron se kriteret e pranimit do të vazhdojnë të jenë të njejtat si më parë, pa pasur ndryshime në numrin e pikëve të pranimit.

‘Sivjet kemi një rritje të numrit të nxënësve që janë paraparë të regjistrohen në vit të parë në shkollat e mesme të komunës së Tetovës. Kriteret mbeten të njejta dhe sikurse edhe vitet e kaluara gjithnjë jemi duke u përmbajtur në kritere dhe nuk do të kemi ulje të pikëve në afatet e regjistrimit.’

Ndryshe, në komunat e rajonit të Tetovës, rreth 2130 nxënës vijojnë mësimin në klasën e IX, prej të cilëve 81.9% në gjuhën shqipe, 17% në gjuhën maqedonase dhe 1.1 % në gjuhën turke.

Për nxënësit që presin të fillojnë vitin e parë, në arsimin e mesëm këtë vit janë paraparë gjithësej 115 paralele./Blerona Jakupi

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia