close
Top LajmeVendi

TETOVË: RRITET NUMRI I PACIENTËVE ME GRIP DHE FRAKTURA

auto_gripi1483382749

Mjekët: Të tregohet kujdes


Për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave që kanë kapluar vendin, shumë qytetarë kanë përfunduar në spital me gjymtyrë të thyera në pjesë të ndryshme të trupit. Ortopedi Ertan Rustemi deklaron se numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në repartin e ortopedisë dhe traumatologjisë për frakturat e pësuara nga rrëshqitjet është rritur.

Shumë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e gripit dhe thyerjeve që kanë pësuar nga moti i ftohtë dhe ngricat nëpër rrugë. Sipas ortopedit Ertan Rustemi, ditëve të fundit numri i pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë në repartin e ortopedisë dhe traumatologjisë për frakturat e pësuara nga rrëshqitjet është rritur.

Poashtu, mjekja Narciza Abdurrahmani deklaron se numri i të sëmurëve nga gripi poashtu është rritur. Abdurrahmani apelon që të kihet kujdes në ushqimin e konsumuar dhe lëngjet.

Ndërkaq, nga ana tjetër, qytetarët e anketuar deklarojnë se trotuaret janë të papastruara gjë që përben rrezikun më të madh për rritjen e numrit të personave që pësojnë fraktura.

Përndryshe, nga NPK – Tetovë, kanë njoftuar se ekipet e NPK-së punojnë 24 orë dhe se i kanë pastruar rrugët deri te të gjitha institucionet: spitalin, gjykatat, shkollat dhe çerdhet. Trotuaret janë të pastruara dhe janë të kalueshme. Nga kjo ndërmarrje kanë bërë thirrje që qytetarët të mos i parkojnë veturat vend e pa vend, ngase pengojnë shërbimet që bëjnë pastrimin e borës. Ndryshe, ligji i obligon edhe pronarët e objekteve afariste dhe të banesave që të pastrojnë borën para objekteve të tyre. /B. J. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia