close
Vendi

TETOVË: RRITET NUMRI I PACIENTËVE NË AMBULANTËN COVID

3669EE3C-EE94-4A9E-96A2-B68665F6E4A2

NDËRKAQ STABILIZOHET NUMRI I TË HOSPITALIZUARVE


Stabilizohet gjendja e të hospitalizuarve në COVID-qendrën pranë Spitalit të Tetovës, nga ku konfirmojnë se nga 20 të hospitalizuar nuk ka pacient në gjendje kritike. Ata thonë se presin që brenda ditës një pjesë së repartit ti kthehet normalitetit.

GZIM NUREDINI- KORDINATOR I COVID QENDRËS, TETOVË

“Tani kemi një zvogëlim të numrit të pacientëve , kemi 20 pacient të hospilaizuar prej tyre 18 janë  me terapi me oksigjen , nuk janë në gjendje të rëndë si kemi pasur dy jave apo tre më herët, ashtu që shumica e pacientëve që I kemi janë nëgjendje të lehtë , disa pacient I kemi në plan për ti lëshuar në shtëpi, disa I kemi lëshuar por kemi dhënë këshilla edhe për përdorim të oksigjenit sepse ka pacient që ju duhet herë pas herë terapia me oksigjen”.

Edhe përkundër zvogëlimit të numrit të të hospitalizuar , ka rritje prej afër 24% të pacientëve që kërkojnë ndihmë në ambulantën covid , Nuredini këtë gjë e ka cilësuar si paradoksale bazuar në muajt e mëparshm.

GZIM NUREDINI- KORDINATOR I COVID QENDRËS, TETOVË

“Tani flas për këto dy ditë ka pasur 87 pacient prandaj bëra edhe një thirrje publike deri tek mjekët amë që mund vetë ti udhëzojnë pacientët për rengen apo pasqyrë klinike sepse ajo vështirëson punën e ambulantës.Gjendja e tyrë është mirë nuk kemi ndonjë prognozë që do të jetë keq”. 

Në komunën e Tetovës dhe komunat përreth momentalisht ka mbi 500 raste aktive me covid-19, ndërkaq nga pardje po vijon edhe vaksinimi masiv në qendrën rajonale për vaksinim në Tetovë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia