close
Top LajmeVendi

TETOVË: SANOHET DËMTIMI I UJËSJELLËSIT

EEC19C95-0445-4FB4-8E5D-156B08424A64

EKIPI I TV KLAN MACEDONIA NË LESHNICË


U nisëm për të parë se deri ku kanë arritur punët për sanimin e defektit në gypin e ujësjellësit që la pa ujë Tetovën per më shumë se një javë. Rrugës për në Leshnicë, ekipi ynë pa së afërmi sakrificën e punëtorëve të krahut për të rregulluar këtë defekt.

Për shkak të terrenit të vështirë ishte e pamundur të filmohet itinerari ynë. Por vende-vende, operatori shfrytëzonte rastin.

“Në terren shumë të vështirë malor punëtorët e NPK Tetova për të tetën ditë me radhë po mundohen të sanojnë defektin e gypit kryesor që gjendet në atarin e fshatit Leshnicë. Ndërkohë punimet sic e shihni janë duke vijuar dhe shpresojnë që sa më shpejtë të sanohet dhe të përfundojnë këto punime. 

Revolta e qytetarëve këto ditë është shtuar mirëpo udhëheqësit apelojnë të kenë më shumë mirëkuptim sepse me të vertetë po përballen me kushte të vështira atmosferike dhe terren të vështir malor”.

ISLAM AJDIN – UDHËHEQËS I STACIONIT TË FILTRIMIT

“Prej nga 23-shi i muajit të kaluar ka pasur rrëshqitje të dheut këtu. Kemi ndërru gypin 60 metër. Tash jemi në përfundim e sipër. Besoj sot ndoshta do rregullohet.

Në kushte të vështira si ato klimatike por edhe terrenit malor, punëtorët po bënin të pamundurën për t`ia arritur qëllimit për herë të dytë, sepse më herët kishin rregulluar gypin por i njëjti kishtë pësuar dëmtime si edhe ai I pari.

MUHAMET ASANI – UDHËHEQËS

 “Kemi punuar pesë ditë rend deri sa e kemi hapur trasën për t`i vendosur gypat. Dmth 58 metër kemi bërë kanal për të lëshuar linjë të re. Pardje ne e përfunduam misionin tonë, e lëshuam ujin në orën 19.00, vetëm edhe një herë toka rëshqiti, I mori gypat, desh na mori edhe neve. Ne shpëtuam, sot filluam përsëri prej fillimi”

Dyshimet hidhen mbi kompanitë që kanë rregulluar për herë të parë rrjetin e ujësjellsit. Si duket matematika nuk iu ka dalë si duhet, terreni dihej se është i rëshqitshëm madje as muri mbrojtës nuk është vendosur.

MUHAMET ASANI – UDHËHEQËS

“Firmat që meren me këto punë u apeloj  që të marrin hidro inxhinier, se ai i din këto punë, se sa duhet të ketë pjertësi, ku duhet muri mbrojtës, sa presion ka gypi, thonë ka 2 bar po këtu s`ka 2 po ka 20 bar”.

E nuk mungonin batutat e ndonjë rrëfim I moçëm që udhëheqësi I punëtorëve mundohej t`ua mbaj lart moralin dhe vullnetin të gjithvë, sepse sic thoshte, ndryshe nuk do të rezistonim dot në këto kushte

“NPK TETOVA” Tetovë,përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses sanimi i defektit në linjën e Leshnicës.

Nga kjo ndërmarrje thanë se pas një pune intensive disa ditore është  arritur të rregullohet defekti duke vendosur gyp fi-500 prej 60m, i cili si rezultat i rrëshqitjes së dheut ishte dëmtuar, duke marrë parasysh terrenin e papërshtatshëm dhe sasinë e borës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia