Tetovë: Së shpejti nis procesi gjyqësorë për zjarrin në spitalin modular

LËNDA I ËSHTË NDARË GJYKATËSIT

Gjykata Themelore në Tetovë ka njoftuar se lënda për zjarrin në spitalin modular është ndarë tek gjykatësi, I cili në periudhën e ardhshme, pas shqyrtimit të propozim akuzës, duhet ta caktojë seancën kryesore. Lënda është ndarë konform Sistemit Informativ për menaxhim automatik me lëndë gjyqësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

GJYKATA THEMELORE TETOVË

“Lënda që ka të bëjë me spitalin modular në Tetovë sipas propozim akuzës së dorëzuar nga PTHP-Tetovë me nr. KO 531/22 ku janë të akuzuar F.B dhe A.E për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe B.V për veprën penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, derisa personi juridic Spitali i Tetovës për vepra penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm gjatë epidemisë” është ndarë tek gjykatësi nga departamenti penal me lëndën nr.450/22. Pas pranimit dhe shqyrtimit të propozim akuzës do të caktohet seanca kryesore”

Zjarri në Spitalin modular në Tetovë ndodhi më 8 Shtator 2021 ku 14 persona humbën jetën. Pas hetimeve disamujore PTHP-Tetovë më 27 Korrik 2022 në gjykatën kompetente dorëzoi propozim akuzë për tre persona fizik dhe një juridik.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share