close
Screenshot_2

Komuna e Tetovës ka shënuar 26 vjetorin e funksionimit me një seance solemne. Në këtë aktivitet të pranishëm ishin përfaqësues të sferave të ndryshme të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në afirmimin e qytetit të Tetovës.

Në nder të 3 Marsit, ditës së Komunës së Tetovës, u mbajt seancë solemne e këshillit të komunës me ç’rast u shënua 26 vjetori i funksionimit të së njëjtës.  Kryetarja e komunës Teuta Arifi në fjalimin e saj përmendi të arriturat e institucionit që ajo drejton.

Poashtu gjatë kësaj seance solemne u ndanë lëvdata dhe mirënjohje personave të cilët kanë kontribuuar në afirmimin dhe promovimin e qytetit të Tetovës në sfera të ndryshme.

Lëvdata nga komuna u ndanë në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, gazetarisë ku çmimin për këtë vit e fitoi Artan Skenderi, sportit dhe biznesit. Poashtu lëvdata morën edhe institucione të ndryshme për kontributin e dhënë gjatë këtij viti, OJQ, përfaqësues së bujqësisë, bletarisë dhe të tjerë. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia