close
Sport

TETOVË: SHKËNDIJA NISI ME PËRGATITJE

Shkendija filloi me përgatitje

Ekipi më 22 janar udhëton në Antalia të Turqisë


Futbollistët ‘kuqezi’ sot kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor.  Ekipi përgatitjet do t’i zhvillon në tri faza. Në katër ditët e para do të bëhet testimi i futbollistëve për gjendjen fizike aktuale dhe sipas rezultateve të testimeve do të planifikohet programi i punës së përgatitjeve deri në fillimin e kampioantit më 17 shkurt. Ekipi nga data 22 janar do të udhëtoj në Antalia të Turqisë ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve. Këtë për Klan Maqedoni e deklaroi trajneri Qatip Osmani:

Deri më 22 janar, nëse na mundëson koha do të mbetemi në Tetovë, ndërsa nga 22 janari  udhëtojmë në Antalia ku planifikohen disa loja kontrolluese me ekipe kualitative. Pas kthimit do të jetë finalizimi, konsulidimi i ekipit dhe përgatijet për kampionatin. ” -deklaroi Qatip Osmani  – Trajner i KF Shkëndija

Në grumbullimin e parë të pranishëm ishin të gjithë, përfshirë edhe Marjan Radevskin i cili pas operimit ka filluar me stërvitje të lehta individuale, ndërsa mungonte Besart Ibraimi, i cili është në fazën rehabilituese pas operimit në Daruvarske Toplice në Kroaci. Në merkaton dimërore priten përforcime apo freskime të reja, përçka personat kompetent janë në bisedime me disa futbollist, në mesin e të cilëve edhe me Agim Ibraimin.

Agim Ibraimi sigurisht se është në planet e Shkëndijës, fshetësi mendoj se nuk ka nevojë edhe të ketë. Bisedat janë, tani si do të realizohet, do të shihet ditëve në vijim” – shprehet Qatip Osmani  – Trajner i KF Shkëndija

Kuqezinjtë në pjesën e parë të kampionatit 2018/19 e përfunduan në pozitën e parë me 40 pikë, pasi nga 18 ndeshjet e zhvilluara ka 12 fitore, 4 barazime dhe 2 disfata, me gola-averazh 42:14. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia