close
Vendi

TETOVË: SHTOHET KAPACITETI I UJIT TË PIJSHËM

20638679_1821854414522103_1367398409111529497_n-810×540-810×540

Vlera e investimit 1.4 milionë euro


Autoritetet e Komunës së Tetovës thonë se Problemi disa vjeçar i qytetarëve të Tetovës me mungesën e ujit të pijëshëm ka marrë fund, pasi sot në stacionin e filtrimit u lëshua uji i pijshëm, me të cilin do të shtohet kapaciteti i furnizimit me ujë për 220 L/sek.

Stacioni i filtrimit shënoi fazën përfundimtare  të sistemit të ri të ujësjellësit me të cilin do të shtohet kapaciteti i furnizimit me ujë të pijshëm edhe për 220 L/sek. Kryetarja Arfifi theksoi se sot shënohet një ditë e rëndësishme për banorët e Tetovës pasi s’do kenë problem me ujin e pijshem kur bëhët fjal për grumbullim të ujërave sipërfaqësor dhe se ky stacion filterimi  modern do të bëjë në mënyrë të automatizuar trajtimin apo filtrimin mekanik dhe kimik të ujit i cili tani ëshët i sigurt  për përdorim dhe pije.

I pranishëm gjatë lëshmit të ujit ishte edhe Zv/kryeministri Hazbi Lika i ciliu shpreh se do të angazhohen edhe me tej në projekte tjera që janë në interes të qytetarëve.

Stacioni i filtrimit është një investim prej 1.4 mil euro, mjete të siguruara nga Banka Evropiane për Zhvillim nëpërmejt Ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe kofinansim nga buxheti vetanak i Komunës së Tetovës. /V. V. K. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia