close

TEVDOVSKI: KEMI KAPACITET PËR RRITJE TË RROGAVE

VMRO: Ekonomia, në nivel më të ulët në histori


Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në një intervistë për REL, tregon detajet e vendimit të qeverisë për rritje të rrogës minimale dhe ulje të papunësisë. Nga ana tjetër, përmes një komunikate për media, nga VMRO-ja, reagojnë se Tevdovski dhe Zaevi e fundosin ekonominë, në këto dy vitet sa janë në pushtet.

Duke folur për rritjen e pagës minimle e cila ishte një ndër prioritet e qeverisë aktuale edhe gjatë fushatave parazgjedhore, Ministri i Financave, Dragan Tevdovski njofton se po ndërmerren një sërë masash për rritjen e pagave, duke përfshirë këtu edhe rritjen e pagës minimale”. Sipas tij, krahas rritjes së pagave, rritet edhe produktiviteti dhe gjithashtu rritet edhe punësimi.

“Prioriteti kryesor i Qeverisë është të rriten pagat, për shkak se standardi jetësor i shumicës së qytetarëve, që nuk kanë të hyra nga kapitali, varren nga pagat. Kur rriten pagat, rritet edhe standardi jetësor. Rritja e pagës minimale do të kontribuojë në spiralen e pagave, që do të thotë se do të rriten pagat më të larta se ajo minimalja. Për mua si ekonomist është e rëndësishme që kjo vuri produktivitetin në lëvizje. Punëtori i cili është mirë i paguar më shumë kontribuon”, thekson Tevdovski.

Nga ana tjetër, në një komunikatë për media nga VMRO-ja theksojnë se Tevdovski dhe Zaevi e fundosin ekonominë, dy vite sa janë në pushtet.

“Tevdovski dhe Zaevi nuk kanë bërë asgjë. Investimet kapitale për vitin 2018 janë në nivel më të ulët në historinë e vendit. Borxhet janë rritur për më shumë se gjysmë miliardë euro.”- thuhet në komunikatën e VMRO DPNE-së.

Tevdovski në intervistën për REL thotë se politikën që e bëjmë ndaj borxhit publik ka qëllim që qytetarët të paguajnë çmim sa më të ulët që të arrihet stabiliteti i borxhit publik,. Ai shton se tani për tani është herët të folet për instrumentet të cilat do të përdoren për ta arritur këtë, por në dy vitet e fundit, thotë ai, kemi pasur sukses në këtë sferë. /Klan Maqedoni/